Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Jorgucat-Kakavijë tek kthesa për në drejtim të Qafës së Muzinës.
Në aksident është përfshirë automjeti tip Volksvagen Caddy me targa AB363ER në pronësi të Caritas Albania dhe me drejtues Namik Topulli nga Gjirokastra me automjetin tjeter tip Volksvagen AA645ZJ , me drejtues shtetasin me inicialet K.S, dhe pasagjere shtetasen Aleksandra Sulku 20 vjeçe banore e Delvinës.
Nga konstatimet paraprake nga grupi hetimor bëhet e ditur shtetasi K.S i ka prerë në kthese rrugën mjetit të Caritasit çka shkaktoi përplasjen frontale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Jorgucatit”, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.
Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi K. S.
Shtetasit e dëmtuar u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.