Një aksident fatal ndodhi sot në Wohlen, AG, Zvicër.
Një adoleshent 16-vjeçar humbi kontrollin mbi një veturë të tipit Mercedes në një zonë me shpejtësi të kufizuar 30 km/orë, goditi një pemë dhe më pas u përplas me murin e një shtëpie.
Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit në Bankweg, një rrugë e ngushtë në lagje.
Sipas gjetjeve fillestare, Mercedesi, që i përkiste vëllait të tij, doli nga rruga, përshkoi një kopsht, rrëzoi një pemë dhe më pas u përplas në hyrjen e një shtëpie.
Pasagjeri 19-vjeçar në ulësen e pasme, burrë nga Cyrihu, pësoi lëndime të rënda, por u shpëtua nga zjarrfikësit që intervenuan në vendngjarje.
Shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë. Sipas policisë, dëshmitë tregojnë për një shpejtësi jashtëzakonisht të lartë.
Zyra e prokurorit publik ka nisur një hetim dhe ka urdhëruar analizat e gjakut dhe urinës. Gjithashtu, hetimet po fokusohen edhe në mënyrën se si i mituri mori çelësat e veturës.