Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Tepelenë. Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.
Viktimë ka mbetur 84-vjeçari Nazer Mehmetaj.
Ndërkohë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policise:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh, automjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin N. M., 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Discussion about this post