Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Cërrik. Dyshohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 60 vjeç.
Nuk dihet identiteti i viktimës apo drejtuesit të mjetit. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit në aksin rrugor ku ka ndodhur aksidenti.
Makina e tipit “Golf” ka përfunduar në kanal pas tentativës së drejtuesit të mjetit për të shmangur viktimën. Drejtuesi i mjetit ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin e Cërrikut për ndihmë mjekësore pasi ka marrë plagë të lehta nga aksidenti.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.