Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Çukë-Fanar në Sarandë. Një makinë tip “Hyundai” është përplasur me një motor. Si pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vendngjarje.
Viktima ende nuk është identifikuar. Ndërkohë në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor që po sqaron rrethanat e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të motorit.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.