Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozet në Durrës, ku një automjet ka përplas për vdekje një këmbësor rreth të 50-ve.
Teksa po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugën në krahun tjetër, këmbësori është përplasur nga makina tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç. Mësohet se viktima, e paidentifikuar ka ndërruar jetë gjatë kohës që është shoqëruar për në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme .
Discussion about this post