Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon ka përplasur për vdekje një çiklist.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesi i biçikletës i ka prerë rrugën automjetit ç’ka ka shkaktuar edhe ngjarjen e rëndë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Katund i Ri ndërsa viktima raportohet të jetë një i ri.
Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.
(K.H/Faxweb.al)