Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjormë të Kurbinit, ndërsa nuk dihet identiteti i viktimës.
Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin po udhëtonte mjeti si dhe lagështira në rrugë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës së aksidentit, si dhe rrethanat e plota në të cilën ka ndodhur ngjarja.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen.