Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht.
Mësohet se mjeti tip “Volksëagen” me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)