Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi. Një makinë tip “Benz”ka dalë nga rruga në qytezën e Shupenzës ku të plagosur janë dy shtetas, motër e vëlla.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 ku një automjet ka dalë nga rruga.
Automjeti tip benz me targa AA 144 OR, me drejtues shtetasin J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.
Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit, S.D, 23 vjeçe.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, 23-vjeçarja S.D është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post