01:04 | 03/05/2025

Aksident në aksin Çermë-Divjakë/ Përplaset nga një automjet, përfundon në spital në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit

Një automjet tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë. Mjeti tip Benz ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë. Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja drejtuesi i Benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.

Para
 



Të Fundit