Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Durrë-Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshirë gjashtë makina. Gjithashtu si pasojë e aksidentit raportohet se kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.