Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji. Shtetasi F.T., 60 vjeç , banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Man –Kamion”, me targa EL 4817P, është përplasur me mjetin tip “Volsëagen” , me targa AA 325 DA, me drejtues shetasin B.S., 30 vjeç , banues në Elbasan.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit me targa me targë AA 325DA, i cili është dërguar në Spialin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post