Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Levan, në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.
Mjeti i aksidentuar është një automjet tip “Ford”, i cili, pas daljes nga rruga, është përplasur me forcë me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar lëndimin e dy personave. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Shkak, një parakalim i gabuarSipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e rrezikshme parakalimi nga një fugon, i cili i ka prerë rrugën “Ford”-it, duke i bërë të pamundur shmangien e përplasjes për drejtuesin e mjetit.
Policia në vendngjarje, po heton rrethanatNë vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore dhe procedurale me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.