Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Libofshë.
Një motomjet është përplasur nga një automjet tip “ Opel” dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërkohë nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit.
Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.