Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Pirg, në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”. Sipas njoftimit paraprak të policisë, shtetasi M. Xh., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Si pasojë, janë lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe vajza e tij e mitur, që ndodhej pasagjere. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Maliq/ Informacion paraprak
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.