Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, pranë fshatit Vloçisht. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi O. K., 45 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Maliq/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.