Një aksident me një viktimë është regjistruar në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”. Një makinë tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motor që drejtohej nga shtetasi me iniciale G. A., rreth 44 vjeç. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Allpiçi. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës.
Njoftimi:
Fier
Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Discussion about this post