Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë -Bilisht ku një motomjet i drejtuar nga një 67-vjeçar i identifikuar si Besim Stena është përplasur me një automjet.Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Drejtuesi i automjetit Besart Kycyku është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim i Policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.