Një aksident rrugor ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Lin –Porgradec. Nga ky aksident kanë ngelur të plagosur rëndë dy persona dhe të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.
Nga ky aksident kanë ngelur të plagosur 40-vjecari Gazmend Abazllari i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe Jurgen Jacellari 20 vjeç. Edhe ky i fundit ka marrë plagë të shumta.
Deri më tani raportohet se shoferi ishte në gjendje të dehur ndërsa drejtonte mjetin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e ngjarjes. (J.V/Shuplaka)