Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë- Fier në vendin e quajtur Qesarat.
Mësohet se një motor është përpalsur me një makine me targa italiane ku drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë.
Me fraktura të shumta është nisur në urgjencen e Spitalit ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër.
Ende nuk dihen shkaqet në vendgjarrje ekspertiza për të nxjerr shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë
Informacion paraprak
Njoftohemi se në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Në aksident është përfshirë automjeti tip Renault me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, me motoçikletën me Targa AN 093, me drejtues shtetasin E.T, 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, nën kujdesin e mjekëve, për momentin në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post