Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Rrëshen-Milot. Fax News raporton se tre automjete janë përplasur, ndërkohë që raportohet se janë plagosur tre persona.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Informacion paraprak
Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen – Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L.
Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip Opel ( ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post