Një aksident ka ndodhur në rrugën Shkodër-Velipojë në afërsi të Urës së Gjo Lulit,ku janë përfshirë dy automjete tip Benz.
Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë njëri nga automjetet, në pjesën e përparme është dëmtuar plotësisht.
Për fat të mirë, nga raportimet paraprake, mësohet se nga ky aksident nuk ka viktima, vetëm të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca e policisë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post