Një aksident ka ndodhur na aksin Vlorë-Fier pasditen e sotme ku një mjet tip ka përplasur volksëagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.D., 52 vjeç.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore dhe momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në rrugën e vjetër të aksit rrugor Vlorë-Fier, në panaja ka ndodhur aksident rrugor.
Shërbimet policore kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se : shtetasi F.H., 27 vjeç duke drejtuar mjetin tip volksëagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.D., 52 vjeç.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore dhe momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (B.H/Faxweb)