Është identifikuar viktima e aksidentit të shënuar mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën.
Burime të Policisë Rrugore kanë bërë me dije se viktima është identifikuar si Elez Kazaj 59 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Aksidenti është shënuar në orën 19:00 të pasdites, ku është konstatuar i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete një shtetas, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ishte larguar nga vendngjarja.
“Rreth orës 19:00, në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën, është konstatuar i shtrirë në rrugë pa shenja jete një shtetas, identifikuar Elez Kazaj, i cili dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë mjet i cili është larguar nga vendi ngjarjes.”, bëhej me dije në njoftimin e policisë. (XH.A/SHUPLAKA)