Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e një aksidenti ka ndërruar jetë një 60 vjeçarë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”,
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post