Një person rreth të 60-ave ende i paidentifikuar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të shënuar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, tek Kthesa e Kamzës.
Burime të policisë bëjnë me dije se aksidenti u shënua rreth orës 13:30 dhe drejtuesi i mjetit “Toyota”, shtetasi me iniciale G. XH. është ndaluar nga policia.
Bashkangjitur videos, “Syri.net” shkruan se vonesa e ambulancës i ka kushtuar jetën këmbësorit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:00, në autostradën Durrës Tiranë, në afërsi të tregut Agro -Ushqimor, drejtuesi i automjetit toyota, shtetasi G. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull rreth 60 vjeç, i pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme.
(XH.A/SHUPLAKA)