Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrësit. Një makinë me targë AA286EY ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me bordurën është përmbysur në mes të rrugës.
Fatmirësisht drejtuesja e mjetit shtetësia me inicialet N. M, 31 vjeç, banuese në Tiranë dhe pasagjeri A.D, 32 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta në aksidentin që ndodhi në afërsi të Maminasit.
Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post