Rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme në lagjen “30 Vjetori” të qytetit të Beratit, pranë Pastrimit Kimik, shtetasi me inicialet O.G, 29 vjeç, banues në Otllak, duke drejtuar mjetin tip “Renault” ka aksidentuar shtetasen A.V, 15 vjeç, banuese në Berat.
Mësohet se shtetasja A.V., ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit, shtetasi O.G., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat dhe po kryhen veprimet proçeduriale.
(E.L./Faxweb)