Në rrugën nacionale Divjakë, te vendi i quajtur ‘Pushimi i shoferit’, ka ndodhur një aksident këtë pasdite. Një mjet tip kamion Benz me targa të huaja PG DG 786 me drejtuesi Nikolle Gjeçin ka perfunduar në kanalin përgjatë rrugës pasi është përplasur me mjetin tip Fiat me targa AA624 FV me drejtues shtetasin Marjo Bilbili.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës nacionale në Gradisht, tek vendi i njohur si Kthesa e Spolates.
Nga aksidenti ka pasur dëme të konsiderueshme materiale ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave paraprake mjeti tip Fiat ka hyrë në rrugën nacionale duke ardhur nga rruga dytësore Spolatë – Gradisht dhe mjeti tip kamion e ka përplasur. Mjeti me targa të huaja përdorej për transport perimesh dhe është dashur mjet i specializuar për ta hequr nga vendi ku kishte rënë, ndërsa edhe mjeti tip Fiat përdorej për transport perimesh drejt tregut të Lushnjes.
Sipas shoferit të tij, kamioni po udhëtonte me shpejtësi dhe nuk e ka parë teksa hynte në rrugën nacionale.