Një aksident i rëndë është shënuar në Durrës, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 5-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Plazhit në lagjen numër 13 te rruga “Pavarësia”, ku fëmijën e përplasi një automjet tip “Audi”. Mësohet se fëmija me inicialet R.SH ka mbetur i plagosur nga ky aksident, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë pas aksidentit, mirëpo policia ka arritur të identifikojë automjetin përmes kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendngjarjes.
Ende nuk dihet identiteti i autorit, mirëpo policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij. (D.D/Shuplaka)