Një aksident më 5 të plagosur ka ndodhur sot në Unazën Plepa- Shkozet në Durrës.
Policia njofton se në këtë aksident janë përfshirë dy mjete, ku një BMW me targa italiane me drejtues shtetasin italian M.D. është përplasur me një mjet tip Benz, me drejtues A.S. 31 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona që po udhëtonin me makinën tip ‘Benz’, konkretisht drejtuesi i mjetit, A.S. dhe pasagjerët, bashkëshortja e tij, D.S. 26 vjeçe, 2 vajzat e mitura, S.S. 1 vjeçe dhe V.S. 5 vjeçe dhe H.D. 65 vjeçe, banuese në Mallakastër.
Vajzat e mitura dhe gjyshja e tyre, H.D. aktualisht ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa çifti i bashkëshortëve në Spitalin Ushtarak Tiranë. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post