Një aksident ka ndodhur ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 18:30 në qytetin e Elbasanit në lagjen “Sul Paprri”. Shtetasi me iniciale A.P., 29 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori”, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, me targë AA 797 CN, ka aksidentuar shtetasen L. K, 68 vjeçe, banuese në lagjen “Sul Paprri”.
Shtetasja L.K, ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)