Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit është shënuar pasditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan.
Mësohet se automjeti tip “Renault” me targa AA804EC, ka dalë nga rruga, ku si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë drejtuesi Spartak Çela 40 vjeç.
Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes. Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme.
(XH.A/SHUPLAKA)