Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Në fshatin Bradashesh janë përplasur dy mjete dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 05.02.2018 në fshatin Bradashesh janë përplasur dy mjete.
Mjeti me targa AA 864 NB është përplasur me mjetin me targa AA 153 ES drejtuar nga shtetasi A.Ç., 28 vjeç banues në fshatin Vidhas.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit me targa AA 864 NB dhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet.
Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(E.K/FAXWEB)