Një aksident kan ndodhur së fundi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë, Elbasan.
Sipas policisë shtetasi K.H, 31vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 567 TU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali që ishte në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij shtatasja F. H.,39 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(E.K/FAXWEB.AL)