Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Ishëm në fshatin Mazhe.
Një autoveturë ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën. Këmbësori identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë në gjendje të dehur.
Fax News raporton se këmbësori ka marrë plagë në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Bëhet e ditur se i plagosuri është dërguar në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumë në Tiranë.
(M.Q/Faxweb.al)