Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të enjte pranë fshatit Arrameras, në Fushë Krujë.
Një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar, ndërkohë që nuk dihen ende të plota shkaqet dhe rrethanat e ngjarjers.
Sipas raportimeve nga policia, personi është një endacak rreth të 50-tave. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti I viktimimës.
Policia në vendngjarje ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që pritet të bëhen verifikimet e nevojshme për zbulimin e identitetit të viktimës.
Informacion Paraprak i Policisë:
Më datë 14.03.2019, rreth orës 05:45 , në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Nikël, shtetasi A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar atomjetin e tij ,ka aksidentuar më pasojë vdekjen, një shtetas këmbesor të seksit mashkull ,rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.