Një aksident ka ndodhurnë hyrje te Gjirokastrës ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se njëri prej mjeteve ishte i policisë dhe drejtues ka qenë një oficer policie i Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës. Gjithashtu dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot, në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Grehot”, janë përplasur automjeti i policisë me drejtues shtetasin A. M., (oficer policie në DVKM Gjirokastër) dhe automjeti me drejtues shtetasin P. T.. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.