Një aksdent ka ndodhur në në Gramsh, ku një mjet me targa greke ‘ZMH- 8809’, është përplasur me murin anësor të një lokali.
Mësohet se si pasojë e e aksidentit është plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Gramshit, janë larguar për në banesë. Shkak i aksidentit është rënia e inerteve dhe balta në rrugë, e krijuar nga shirat e djeshme.
Nga ana e mirëmbajtjes se rrugëve nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e inerteve të rëna në rrugë në aksin rrugor Gramsh- Elbasan, gjithashtu nuk janë vendosur as tabela paralajmëruese në segmentet problematike.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Elbasan-Gramsh, në fshatin Pishaj Gramsh, mjeti tip “Nisan” me targa ZMH 8809, me drejtuesen shtetasen A.Ç.35 vjeçe, banues në Gramsh, mjeti ka dalë nga rruga.
Dhe për pasojë është dëmtuar lehtë vetë drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijëte saj të mitur , shtetasit, E.Ç., 13 vjeç, dhe F. Ç., 7 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post