Një aksident me pasojë vdekjen e një 65 vjeçareje është shënuar në Kamëz.
Sipas policisë, viktimë ka mbetur Drita Dervishi, e cila në momentin që ka ndodhur ngjarja ishte duke kaluar rrugën.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Skënderbej”, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Rezart Koleci.
Grupi hetimor i po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
(S.M/Faxweb.al)