Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit të Korçës.
Një mjet ka përplasur një motor, drejtuesi i të cilit ka marrë plagë të lehta.
Shkak mendohet të jetë lagështira në rrugë pasi Korça është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(K.H/FAXWEB)