Një aksident automobilistik është shënuar ditën e sotme në dalje të parkut të qytetit të Korçës.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën , dhe si pasojë ka pasur të lënduar.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shoferi i njërit prej mjeteve është dërguar në spitalin rajonal pasi ka marrë disa lëndime.
Ambulanca bëri të mundur transportimin e shpejtë e të lënduarit në spital, ndërkohë që bluzat e bardha konfirmuan se ai ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Korçës ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet lagështia në rrugë.