Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit.
Dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër janë përplasur ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme.