Një 70 vjeçar me iniciale S.D, 70 vjeç, mbeti i plagosur nga një aksident rrugor, ku një makinë goditi mjetin e tij motor. Aksidenti u shënua pasditen e sotme në në fshatin Sacë, Kozare. Nga përplasja mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Kuçovë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Detaje të policisë
Kuçovë Informacion paraprak Në datë 28.01.2018, rreth orës 14:30, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në fshatin Sacë, Kozare, ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje mbrritën shërbimet e policisë ku konstatuan se, mjeti me targa AA764AO, me drejtues shtetasin Sh.Sh, ka goditur mjetin motorr, që drejtohej nga shtetasi S.D, 70 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Kuçovë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)