Një aksident ka ndodhur para pak minutash në ishull Lezhë, ku dy automjete janë përplasur fort me njëra tjetrën. Policia ndodhet në vendgjarje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Sipas burimeve një person i aksidentuar është nisur për në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në aksident.
(E.K/FAXWEB.AL)