Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër pak minuta më parë.
Dy mjete janë përplasur kokë më kokë mes tyre, e për pasojë është plagosur rëndë një grua.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me indentitetin e të plagosurës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.