Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e ‘Dëshmorëve të Kombit, në Tiranë.
Një mjet ka përplasur një motor, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I lënduari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(K.H/Faxweb.al)