Një automjet është përplasur para pak minutash në mes të qytetit të Përmetit duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Automjeti me targa AA216 JT me drejtues Fatjon Lahe, ka goditur tre automjete që kanë qenë të parkuara anës rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Përmetit dhe për fat nuk kishte këmbësore në momentin e ngjarjes pasi do të merrte përmasa katastrofale.
I riu nuk ka kontrolluar dot furinë e mjetit që drejtonte duke përfunduar tek autoveturat që ishin parkuar.