Pas aksidentit në Vlorë një tjetër aksident në Librazhd. Pikërisht në afërsi të fshatit Pishkash një automjet ka dalë nga rruga duke u përmbysur tërësisht.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Drejtuesit i është dhënë ndihma e menjëhershme për të kthyer makinën, ndërkohë që në ndihmë u ka ardhur edhe një karroatrec.
Mjeti ka pësuar dëmtime, mes të cilave thyerje xhamash dhe shtrembërime të skeletit.